E PLOTË/Në burg për abuzime me fondet e SASPAC, si Ilir Beqaj përdorte miqtë për pastrimin e parave, SPAK i përgjoi bisedat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u arrestua mëngjesin e sotëm së bashku me financierin e tij, Ermal Kurtulaj, për abuzime me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqaj deri pak kohë më parë.

Prokuroria e Posaçme ka përgjuar telefonat e Beqajt dhe njerëzve të tij, ku ka zbuluar korrupsionin dhe pastrimin e parave që bëhej nga ish-ministri, nëpërmjet njerëzve të tij, të cilëve u kishte lënë në pronësi pasuritë e përfituara nëpërmjet abuzimit me fondet.

Në një nga këto biseda ka rezultuar se Beqaj përdor telefonin e shoferit të SASPAC, agjencisë që drejtonte, për të folur me një person me emrin Ermal, i cili ishte i angazhuar në administrimin e një restoranti pranë qendrës së kryeqytetit.

Lexo edhe: “Kërkohet një tabelë me investime”. Zbardhen bisedat e Ilir Beqajt, përdorte telefonin e shoferit të agjencisë që drejtonte

Sipas SPAK, në bisedën e kryer në ditët e para të muajit dhjetor, Beqaj i kërkon këtij personi të takohet me dikë tjetër të njohur si Gazi, që rezulton të jetë administratori ligjor i restorantit. Nga përgjimi i një bisede mes këtyre dy personave SPAK ngre dyshime se personi me emrin Ermal, ndonëse nuk është administrator ligjor i restorantit, faktikisht ai ka bërë investime atje.

Po kush është restoranti me anë të të cilit është bërë pastrimi i parave?

“Gzona” është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

Restoranti Gzona është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.

Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura.  Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Lexo edhe: Hetimi i SPAK, BIRN: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqjen

Megjithëse Adriana Beqaj i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitality Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish-ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restorantin Gzona. Në këto përgjigjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani për te komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj në mënyrë që të lidhet me administratorin e restorantit, Gazmend Prenga.

Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Restoranti frekuentohet nga njerëzit më të pushtetshëm në kryeqytet, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, si dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian – përfshirë ish-ambasadorin Luigi Soreca dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Megjithatë, prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani”, raporton BIRN.

Përgjimet e SPAK:

Një prej përgjimeve është edhe takimi mes Ermal Kurtulaj dhe Dorian Sadikut në restorantin “Gzona”. Sipas SPAK, dyshohet se “ata janë takuar për t’u marrë me rregullimet e dokumentacioneve përkatëse, bilanceve e të tjera për shkak të fundit të vitit, pasi në muajin dhjetor mbyllen lëshimi i faturave përkatëse dhe bëhen llogaritë në lidhje jo vetëm me biznesin “Gzona”, e cila ka për ortak të vetëm shtetasin Eduart Curri, por nisur nga fakti që takimi është kryer me shtetasin Dorian Sadiku, bashkëpronar me shtetasin Eduart Curri në shumë subjekte të tjera, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre dhe në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe më pas deputet”.

Lexo edhe: DOSJA/ Si u përgjua biseda e biznesmenëve për të bërë gati dokumentet, lidhja e tyre me Ilir Beqajn dhe kompanitë përfituese

 Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, ku Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe. Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin “Gazi”, dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona. Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit Gzona, faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant. Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. 68**** dhe nr.
068**** (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi llir Beqaj nga ky numer):
А: 68****
B: Ermali!
A: Udhero, alo!
B: C’ështe ky mor burr aneksi 8? (nje person tjeter futet ne bisede: “Nje sekond”)
A: Me ngjon?
B: Nje person tjeter futet ne bsiede: “Po, po”) ..Aneksi 8 nuk eshte ky qe kerkohet vella!
A: Aty aty e kisha te regjistruar me aneksi 8 un kte.
B: Po mir po po te them kerkohet i tabele me investime tani sikur se si ca kerkohet, futja kot dhe ti
A: Une e pash ate dosjen qe kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kerkohet vila, ti e di ca kerkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelen e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejm ku eshte ku s’esht te oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po.
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B: Po, nqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se degjova fjalen prandaj mendova, mir ne rregull atehere.
B: Tjetri po ashtu.
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po.
A: Mire atehere okej ne rregull pra.
B: Po sido qofte flasim dhe bashk ne darke.
A: Ne 1?
B: Po.