Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 90 vite burg 10 të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dhënë 90 vite burg në total për 10 të pandehurit e përfshirë laboratorin e kokainë në Frakull të Fierit.

Ata akuzohen për për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup kriminal ndërsa kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Dënimet e dhëna nga GJKKO:

Nikolin Gjolena – 17 vite, me gjykim të shkurtuar dënohet me 11.4 vite burg

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjylkim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar per (moskallezim krimi)

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Droga u gjet në nëntor të vitit 2024, në banesën e Viktor Cervanakut, në rreth 600 thesë me pleh kimik. Pas ekspertizës, rezultoi se plehu kishte në përbrjen e tij 485 kg kokainë, e ardhur nga Kolumbia.  

Lënda narkotike u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa per ekstraktimin e saj grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.

Për këtë rast, SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “mirditori”.