Një 51 vjeçare ka bërë kallëzim në policinë e Lushnjes ndaj një mjekeje për neglizhencë ku për pasojë humbi jetën bashkëshorti i saj.
Denoncimi i gruas është bërë gjatë ditës së sotme, e cila siç njofton policia, pretendon se për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lushnjë, nga mjekja e spitalit, shtetasja E. N., 39 vjeçe, ka humbur jetën bashkëshorti i 51-vjeçares.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasja F. G., 51 vjeçe, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lushnjë, nga mjekja e spitalit, shtetasja E. N., 39 vjeçe, ka humbur jetën bashkëshorti i 51-vjeçares”, thuhet në njoftim e policisë.