Kishte ardhur në Shqipëri për pushime, humb jetën në Lezhë turisti italian

Një turist italian ka humbut sot jetën në Ishull Lezhë teksa kishte ardhur në vendin tonë për pushime.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ku shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.