Zgjedhja e Fredi Belerit si eurodeputet në Greqi ishte një surprizë për të gjithë, pasi kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në burg prej 12 Majit të vitit të kaluar, kur u arrestua për shit-blerje votash.
Në një intervistë telefonike për Euroneës Albania, Beleri është shprehur se zgjedhja e tij në Parlamentin Europian është edhe meritë e kryeministrit Edi Rama, pasi nuk do të ishte bërë i njohur në Greqi po të mos ishte dënuar në Shqipëri.,
“Ishte një fitore e madhe e demokracisë, e dritës mbi errësirën, populli grek më nderoi. Mitsotakis bëri gjysmën e punë, gjysmën tjetër e bëri populli grek që më votoi. Nëse nuk do isha dënuar, duke kaluar 1 vit këtë peripeci nuk do isha bërë i njohur në Greqi dhe nuk do isha votuar. Nuk ishte qëllimi im, pa dashur Edi Rama ka ndihmuar”, tha Beleri.