Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Bypassin e Vlorës.
Sipas raportimeve, një kamion është përplasur me një fuoristradë, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë. Për shkak të përplasjes së fortë makina është përmbysur dhe ka bllokuar qarkullimin në dy krahët e rrugës.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.