Monika Kryemadhi del nga SPAK: Jam paditur familjarisht nga 2 ushtarët e Erion Veliajt! S’kam bërë asnjë ndërhyrje estetike

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pasi ka dalë nga SPAK ku ishte paraqitur që prej orës 10:00 të mëngjesit.

Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë. Ajo ka sqaruar se e di nga kush është paditur dhe ata janë dy ushtarë të Erion Veliajt.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se është paditur edhe nëna, vëllai dhe fëmijët e saj. Ajo tha se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike veç mirëmbajtjes dhe botox-it që e bën çdo grua,

Padia që është dorëzuar në SPAK kundër Monika Kryemadhitnga dy ushtarët e bindur të Erion Veliajt. Është paditur mamaja ime, vëllai im, janë paditur dhe të tre fëmijët e mi

A jua kthyen celularin?

“Po le ta mbajnë more se s’ka ndonjë gjë celulari im. Ka vetëm gjëra të bukura në celularin tim, mos u shqetësoni. Ka vetëm fjalë të mira“.

S’keni kryer asnjë ndërhyrje?

Tani më falni se janë kamerat larg po s’kam ndonjë prerje edhe ju e shikoni që s’kam asnjë prerje estetike. Patjetër që kam bërë botox si të gjitha gratë dhe të gjithë burrat.

Fëmijët e mi nuk janë marrë asnjëhërë në pyetje.

A keni besim te SPAK?

Vazhdoj t’I qëndroj çdo deklarate timen të lidhur me reformën në drejtësi, me sistemin në drejtësi dhe nuk e sfidoj sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë. Po ta sfidoja sistemin nuk do të isha nga deputetet e pakta që kam depozituar në SPAK 6 padi në lidhje me inceneratorin, evazionin fiscal, në lidhje me kompanitë e inceneratorit apo dhe të ndërtimit pa leje të 15 hektarëve të inerteve në inceneratorin e Bashkisë. Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe betejat tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike, nuk është betejë as me prokurorët, prokurorët do bëjnë detyrën e tyre. Ata janë një palë në njërën anë, unë jam një e paditur nga Erion Veliaj dhe kompanitë e inceneratorëve në anën tjetër.

Me Ilir Metën ndahemi për qëndrimin ndaj SPAK.