Shkarkimi i Alfred Ballës/ Bardhi: KLP ka patur kryetar një person që s’mund të ushtrojë profesionin për 15 vite

Gazment Bardhi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për ish-kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Ballën.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se Këshilli i Lartë ka pasur kryetar për 5 vite një person që s’mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite.

Ai theksoi se Balla ka marrë pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë së re, duke ngritur pikëpyetje se sa ka ndikuar qëndrimi i tij në krye të institucionit vendimarrjen e KLP-së dhe besimin e publikut.

“KLP, për me shume se 5 vite ka pas kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtroje profesion ne organet e drejtësisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjidhshmërisë  në atë pozicion.

Ka marr pjesë në procese të rëndësishme ne organet e drejtësisë se re. Sa e ka cenuar kjo vendimmarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit te publikut tek KLP? Ne gjykimin tim një person qe është ne kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rende besimin e publikut dhe integritetit te KLP”, tha Bardhi.