Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi. Liriku i letrave shqipe, krijuesi i 25 vëllimeve me poezi është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Rusi është vlerësuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij
Ai u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.
Krijimtaria poetike është pasuria më e madhe që poeti lë pas.