“Lushnjari” Sylvinho, trajneri i Kombëtares aplikon për pasaportën shqiptare përpara Kampionatit Europian

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendez Campos Junior, ka aplikuar ditën e sotme për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.

Ai e ka bërë aplikimin në Lushnje, ashtu siç ka ndodhur edhe me disa nga lojtarët që nuk e kanë patur pasaportën e vendit tonë.

Së bashku me të kanë qenë edhe dy ndihmësit, Zabaleta dhe Doriva, teksa të tre do të jenë qytetarë shqiptarë gjatë drejtimit të Kombëtares në Kampionatin Europian që do të nisë në 14 Qershor në Gjermani.

Kujtojmë se në Dhjetor, Sylvinhos dhe ndihmësve të tij iu dha dekreti për t’u bërë qytetarë shqiptarë, ndërkohë që mësohet se ata do të jenë banorë të lagjes “Çlirimi” në qytetin e Lushnjes.

Tashmë presim që edhe Sylvinho të këndojë bashkë me lojtarët dhe tifozët “O sa mirë me qenë shqiptar!”