Zyrtarizohet divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, gjykata zbardh tre arsyet e ndarjes së çiftit mbretëror

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë zyrtarisht të divorcuar. Më 25 prill, Gjykata e Tiranës ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se shkaqet që çuan drejt ezaurimit të martesës së tyre janë: konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës. Këto arsye duket se janë pranuar nga të dyja palët, që kanë vendosur t’i japin fund martesës disa vjeçare.

“Sa më sipër, gjykata çmon se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kerkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës. Për të arritur në këtë konkluzion gjykata mban parasysh se: Së pari, koflikte te vazhdushme, mungesa e komunikimit së dyti, nderprerja e bashkjeteses së treti” thuhet në vendim.

Në gjykatë të dy kanë shprehur ne mënyrë të qartë vullnetin e tyre dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës.

Në këtë mënyre bien poshtë edhe të gjitha thashethemet se ndarja e çiftit erdhi për shkak të tradhëtisë së Princ Lekës ndaj Elia Zaharias.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do ta mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia.