57 vjeçari bie në gropën e ashensorit të një pallati dhe vdes në vend, dyshohet se ishte i dehur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, ku raportohet se, një 57 vjeçar, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Për pasojë ai ka humbur jetën për shkak të plagëve të shumta që ka marrë. Blutë e Tiranës njoftojnë se dyshohet se 57 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.