“Mbylle gojën ti gore”/ Bardhi bllokon foltoren dhe rrethohet nga Garda, kërkon interpelancë me Ramën për sjelljen me RAI 3

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren pasi këmbënguli për interpelancë me Ramën për sjelljen e tij me televizionin RAI, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndëpreu fjalën dhe i hoqi zërin e mikrofonit.

Bardhi më pas iu drejtua me tone të larta Nikollës, ndërsa u rrethua nga Garda.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit te mediat italiane. Ju e keni rrezuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendos, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit.”, iu drejtua Bardhi kryeparlamentares Nikolla.

Gjithashtu kreu i Grupit të PD ka goditur me grusht foltoren në shenjë revolte.

“Këto sharjet të janë bërë natyrë e dytë”, iu drejtua kryeparlamentarja.

Më pas Nikolla shtoi: “Ju tërheq vëmendjen zoti Bardhi. Ju lutem, ju tërheq vëmendjen për lirimin e foltores. Nuk është interes personal i Ramës e askujt, e kemi ezaruar këtë çështje. Na lejoni të vijojmë”.

Ndërkohë, pasi Nikolla i dha fjalën, para se të niste të fliste, Bardhi është përplasur me deputetin socialist Erion Braçe që po e ndërpriste.

“A ka mundësi ta mbyllësh gojën ti tani, mbylle gojën gore, na acaron nga nervat që në mëngjes”, tha Bardhi.

“Rai3, telefonata e Ramës ndaj drejtori është një ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias. Vetë Rama ka pranuar telefonatën me drejtorin e Rai-t duke thënë se ishte duke mbrojtur Agaçin, që Rai3 e cilëson si avokat të trafikantëve. Por e gjitha lidhet me dyshimet për përfshirjen e Olsi Ramës në trafik droge. Ndërsa çështja e parë tashmë shqyrtohet nga drejtësia, kryeministri duhet të shpjegojë pse ka trajtuar median italiane njëlloj siç trajton median në vend, ku nuk la redaksi në ven po i telefonuar personalisht që të mos jepnin denoncim in ndaj vëllait të tij. Ndërhyrja cënon lirinë e medias, por dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Piktori Edi Rama e ka telefonuar drejtorin e Rai-t me cilësinë si kryeministër, ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër”, tha Bardhi.

Në seancën e sotme priten dy interpelanca: interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.