Aktori francez Gérard Depardieu është shoqëruar nga policia në Paris për t’u marrë në pyetje, tha avokati i tij për CNN të hënën.
75-vjeçari u paraqit në një stacion policie në Paris të hënën në mëngjes, sipas degës së CNN, BFMTV, dhe po merret në pyetje mbi akuzat për ngacmin seksual nga dy gra, të cilat dyshohet se kanë ndodhur në shesh xhirim.
Edhe para disa kohësh aktori ka qenë nën hetim për përdhunim dhe ngacmim seksual pasi një numër grash kanë paraqitur ankesa kundër tij.
Ndërkohë që Depardieu i kishte mohuar më parë këto akuza ndaj tij. Depardieu është i njohur për rolet e tij në filma si “Green Card”, “The Man in the Iron Mask” dhe “Life of Pi”.