Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë në Shkodër ku u vu tritol në banesën e Tonin Sterkaj, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, në këtë qytet.
Siç shihet nga pamjet, një person me kapuç dhe doreza, afrohet, vendos tritolin dhe sapo largohet dëgjohet shpërthimi i fuqishëm.
Pas zhurmës së dëgjuar, gjyqtari ka dalë jashtë, por pa kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij gjyqtari ka thënë se tritoli lidhet me detyrën e tij, ndërsa për ngjarjen ka patur reagime të shumta. Policia ka njoftuar se ka shoqëruar deri tani 3 persona.
Ndërkohë policia e shkodes prej një dite ka caktuar dy punonjës policie në banesën e gjyqtarit. Punonjësit do të jenë në shërbim të Sterkaj gjatë lëvizjës së tij dhe të familjarëve deri në një afat të pa përcaktuar kohor. Ndërkohë KLGJ mblidhet sot ku do të diskutohet për situatën e gjyqtarit Sterkaj.