Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur në fjalën e saj gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të partisë ku ka thënë se nuk i rruhet as për burgun dhe as për SPAK-un, me këtë të fundit që ajo e ka cilësuar si një vegël të Edi Ramës.
Ndër të tjera, duke u ndaluar edhe tek akuzat e Ilir Metës, ajo tha se nepotizmi në parti nuk është fatkeqësi, ndërsa theksoi se beson me tepër tek institucioni sesa lideri.
“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi mes të tjerave Kryemadhi.
Ndërkohë Kryemadhi mori përgjejgësinë për djegien e mandateve në 2019, ndërsa shtoi se besonte në opozitarizëm.
‘Unë dua tu falënderoj për suportin tuaj. Nuk më falënderuat as me një status. Djegia e mandateve unë jam fajtore, por siç jam unë, fillon faji tek të gjithë deputetë që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashes se konsideroj fare. Besuam në opozitarizëm. Në një parti politike nepotzimi nuk është fatkeqësi sepse partia jonë është një parti që vlerën e ka të familja. Institucioni i familjes beson institucionin e shtetit. Nuk besoj te lideri por te institucioni.’- tha Kryemadhi.