Një punonjës i bashkisë së Elbasanit ka humbur jetën në spital pasi u rrëzua nga vinçi teksa po ndërronte llampat elektrike të shtyllave të ndriçimit.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ku E. B., 56 vjeç, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, u rrëzua dhe u dërgua në spital, por nuk ia doli dot të shpëtonte. Ai ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.