Mandati i Olta Xhaçkës, Bardhi paralajmëron shkarkimin e dy deputetëve të Bashës

Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbylluar të Grupit parlamentar të PD. Mësohet se Gazment Bardhi ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri në lidhje me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Gjatë mbledhjes Bardhi është shprehur se amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup.

Sipas Bardhit, deputetët e grupimit të Bashës, njësoj si Rama janë bërë bashkë për të mbrojtur Xhaçkën. Më herët gjatë një deklarate për mediat, Bardhi tha se 4 deputetë të Bashës, mes tyre Agalliu dhe Pampuri nuk i ishin përgjigjur kërkesës për të ridërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme”- ka thënë Bardhi në mbledhje.