Në seancën e zhvilluar sot për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria ka dhënë pretencën për 4 të miturit të akuzuar për ngjarjen e rëndë.
Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiun, i cili është autor i dyshuar i vrasjes, ndërsa për tre të miturit e tjerë, bashkëpunëtorë në krim, ka kërkuar nga 8 dhe 10 vite burg.
Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur, por gjykata me herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.
Ngjarja ndodhi më 16 maj të 2023, kur i mituri u qëllua me thikë duke ndërruar jetë. Të arrestuar për vrasjen e kryer në bashkëpunim janë Ergi Karaj, Stiven Murati, Orgito Carçiu, Xhonatan Çekrezi, shokë të një klase nga shkolla “4 dëshmorët”.