Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një studi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai. Rrugët u kthyen në ‘lumenj’ dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.
Pamjet dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ashpërsinë e motit.
Ndërsa moti më i keq në 20 vjet në Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdon, autoritetet e Dubait u kanë kërkuar banorëve të mos lëvizin.
Shkollat në të gjithë vendin kanë mbetur të mbyllura ndërsa punonjësit e shërbimit publik po punojnë në distancë.
Në të njëjtën kohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet e rënda në Omanin fqinj u rrit në 18, me autoritetet që thanë se dhjetëra njerëz janë të zhdukur.
Një video po qarkullon në rrjet ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është nën ujë. Avionët e mëdhenj duken si ‘varka’ që ‘lundrojnë’ nëpër aeroportin e përmbytur.
Për shkak të motit fluturimet u ndërprenë ose u devijuan. Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, ndërsa kompania Emirates raportoi vonesa fluturimesh.
Ngjarjet e reshjeve të rrëmbyeshme si kjo do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.