EMRAT/ AMP i hetonte prej një viti, kush janë 4 efektivët e Policisë të përfshirë në trafikun e klandestinëve

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e Policisë kundër trafikimit dhe emigracionit të paligjshëm që u zhvillua në të gjithë Shqipërinë.

Janë 4 oficerë të Policisë, për të cilët janë lëshuar urdhër arreste, pasi prej 1 viti ishin vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe SPAK.

Ata kanë rezultuar të përfshirë në trafikun e klandestinëve. Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha janë 4 efektivët që akuzohen nga SPAK për “trafikim të klandestinëve”.