EMRAT/ Lulzim Basha i largoi, Gazment Bardhi rikthen në Grupin Parlamentar të PD-së deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi ka rikthyer në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha.

Ky i fundit filloi përjashtimin nga Grupi Parlamentar kur deputetët demokratë filluan t’i bashkoheshin “Rithemelimit” të Sali Berishës.

Kundër këtij vendimi ka dalë Enkelejd Alibeaj, i cili deklaroi se Kuvendi ende nuk ka ndarë nga kush kryesohet grupi i PD, ndaj nuk duhet të bëjë njoftime të tilla.

“ër cilët deputetë keni vendosur t’i fusni në grupin e PD? Ende nuk e keni ndarë nga kush kryesohet grupi i PD, bëjeni, është minimumi i transparencës. Nëse bëhet fjalë për largime nga grupi të ndërmarra nga PD ka edhe një qëndrim politik ndaj tyre. Nuk mund të merrni përsipër të kuroni qendrimet politike të PD”, tha Alibeaj.

DEPUTETET E PERJASHTUAR NGA BASHA QE RIKTHEHEN
1.Greta Bardeli;
2.Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4.Asllan Dogjani;
5.Bujar Leskaj;
6.Edi Paloka;
7.Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9.Ludovik Hasanaj;
10.Sorina Koti;
11.Tomorr Alizoti.