Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë në Kanada. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 prillit në Mississuaga të Kanadasë, ku në aksident u përfshin tre makina.
Dy shqiptarët, Klisi dhe Simon Dreshaj, kushërinj me njëri tjetrin dhe që udhëtonin me një mjet tip “Sedan” të bardhë që u përfshi në aksident janë dy viktimat.
Mësohet se njëri prej tyre ndërroi jetë në vend ndërsa tjetri u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të kishte marrë. Veç dy shqiptarëve që kanë mbetur viktima, ka pasur dhe të lënduar të tjerë por ata kanë plagë të lehta.
Një faqe Facebook-u e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre.
Klisi dhe Simon Dreshaj, të cilët jetonin në Kanada ishin nga Rapsha e Hotit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave se si ka ndodhur aksidenti tragjik.