Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë mbrëmjen e sotme në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës,
Raportohet se në momentin e ngjarjes në apartament kanë qenë një çift të moshuarish, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi.
Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa mësohet se ai ka marrë lëndime në duar pasi ka tentuar të shuajë flakët në banesë. 70-vjeçari po mjekohet në spitalin e Lezhës.
Ndërsa, zjarri në banesë u shua nga ana e zjarrfikësve të cilët ndërhynë në kohë.