Fotolajm/ Argita Malltezi i bashkohet protestës para bashkisë së Tiranë, mesazhi në bluzën e vajzës së ish-kryeministrit Berisha

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” prej muajsh për dosjen “Partizani”, vajza e tij Argita Malltezi i është bashkuar protestës që qytetarët dhe opozita po mbajnë para bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve të tij, për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Ndërkohë ajo ka dashur të përcjellë edhe një mezash, në bluzën që mbante te veshur, ku shkruhet: “Lironi liderin e Opozitës”, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha, i akuzuar për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në “arrest shtëpie”.

Protesta ka nisur rreth orës 11:00 dhe situata u tensionua në momentin që këshilltarët e Partisë Demokratike kanë tentuar të futen brenda Bashkisë, por nuk janë lejuar nga policia, duke shkaktuar tensione dhe përplasje.

Në perimetrin rreth Bashkisë kanë zbarkuar forca të shumta policie me në krye kreun e policisë së kryeqytetit Tonin Vocaj.