Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi, i cili humbi jetën si pasojë e një sherri me thika me bashkëmoshtarët e tij mbrëmë te rrethi i Shkozës në Tiranë.
Dyshohet se sherri mes të rinjve nisi për një vajzë. Mbrëmjen e së dielës dy grupet me të rinjtë kanë shkëmbyer ofeza dhe kunja me njëri-tjetrin.
Lidhur me ngjarjes Policia ka ndaluar 4 autorët e dyshuar. 3 prej të shoqëruarve janë të mitur të moshës, 15 dhe 16 vjeç, ndërsa i shoqëruar tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20 vjeç. Policia po vijon me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit.
Ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve. Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qene ne automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.
18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh. Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.