Plas në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, mbështetësit e Belerit kërkojnë të dalin jashtë Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi

Këshilli Bashkiak i Himarës është mbledhur sot për të zgjedhur një prej nënkryetarëve që do të drejtojë Himarën deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi Jorgo Goro dhe Fredi Beleri janë në burg.

Pervin Gjikuria dhe Blerina Bala janë dy kandidatët, por mbledhja ka filluar me tensione, pasi në sallën e mbledhjes janë futur mbështetësit e Fredi Belerit. Ata kanë kërkuar që të dalin jashtë nga salla Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo.

“Ta marrin ta nxjerrin jashtë Tavon, nuk është i joni ai legeni. Merreni nxirreni jashtë”, bërtisnin mbështetësit e Belerit.

Këshilli Bashkiak i Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, prej të cilëve 9 janë të PS-së, 7 të PD-së dhe 5 të tjerë të partive të vogla.