Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 6 vjet e 6 muaj burgim për avokatin Alban Bengasi, pasi akuzohet se porositi Nuredin Dumanin për t’i vrarë gruan, për një shumë prej 120 mijë euro.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim konvertohet në 4 vjet e 4 muaj burgim.
Gjithçka u zbulua pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka thënë se Bengasi i kishte premtuar një pagesë prej 120 mijë eurosh për eliminimin fizik të bashkëshortes sw avokatit.
I pandehurit Alban Bengasi, akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “grup i strukturuar kriminal”
Avokati Bengasi u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati.