EMRAT/ Ndërtuan vila në Mullet me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona për ndërtimin pa leje të 7 vilave në zonën e Mulletit.

Hetimet paraprake të prokurorisë kanë nisur vitin e kaluar për veprën penale të “Ndërtimi të paligjshëm”.

Në njoftim, prokuroria thekson se janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova dhe dyshim të arsyeshëm për të proceduar me marjen si të pandehur, për veprat penale shtetasit si më poshtë:

Armand Prelezi, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal;

Klevis Bregu, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal;

Manush Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

Florian Zela, i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

Abaz Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

Mehmet Durishti, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

Tefta Visha, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

Dorina Dushku, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 i K.Penal;

Arblin Harizi , akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal; dhe

Gani Moka, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Moskallezim i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Njëkohësisht, referuar parashikimeve të nenit 274 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është kerkuar sekuestrimi i objekteve të paligjshme dhe me vendimin nr 3625 datë 20.11.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë ka disponuar vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.