Përplasja me armë në Prishtinë ku vdiq 30-vjeçari, ndërron jetë edhe kalimtarja që u plagos gabimisht

Ka ndërruar jetë në spital edhe kalimtarja, e cila u plagos gabimisht pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara mbrëmë në Prishtinë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Jeronim De Rada”, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Egzon Haziri, pas një përplasje me armë mes tij dhe vëllezërve Naim dhe Ahmet Berisha.

Përveç Hazirit dhe shokut të tij, mbeti e plagosur edhe një grua, e cila ndërroi jetë në spital, disa orë pas ngjarjes.

Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, tha shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

48-vjeçarja ishte kalimtare dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen. Ndërkohë dy autorët janë ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tyre.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha dhe grupit të viktimës.