“Shqipëria Bëhet” nis aksionin për mbledhjen e firmave, kërkon ndryshime në sistemin zgjedhor

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka nisur aksionin për mbledhjen e 20 mijë firmave, për të kërkuar ndryshime në sistemin zgjedhor për zgjedhjet e vitit 2025.

Kreu i kësaj lëvizje, Adriatik Lapaj, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se vendi duhet të ketë një sistem proporcional dhe të hapet sistemi. Gjithashtu ai kërkoi që të votohet pro votës së emigrantëve.

“Është çasti që të ndahet shapi nga sheqeri. Të ndahen ata që janë pro hapjes së sistemit. Ose do të jemi për hapjen e sistemit, ose që të mbahen peng qytetarët. Ose janë pro faktit që emigrantët të votojnë ose jo. Nuk ka rrugë të mesme. Duhet që çdo deputet në vend të parë, të pozicionojë veten. Duhet t’u japim të drejtë emigrantëve tanë që të votojnë. Ose me pengmarrësit, ose me qytetarët. S’ka rrugë të mesme”, tha Lapaj.