Rama mbledh në selinë e PS-së drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve.

Kjo mbledhje vjen 2 ditë pas Asamblesë Kombëtare të mbajtur në Durrës, ku Rama kërkoi që numri i anëtarësimeve të reja të arrijë në 50 mijë deri në Kongresin e Qershorit.

Pikërisht anëtarësimet do të jenë edhe tema kryesore e takimit të sotëm me drejtuesit politikë të qarqeve, teksa PS përgatitet për zgjedhjen e strukturave të reja, kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.