Kuvendi i është rikthyer normalitetit, pasi sot u mblodh fizikisht Komisioni Parlamentar i Ligjeve, ku morën pjesë deputetët e mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti Dashnor Sula akuzoi mazhorancën se përgjatë 5 muajve të aksionit opozitar kishte miratuar ligje shumë të rëndësishme në vetëm pak minuta. Por në fund, ai nuk ngurroi të ironizonte edhe marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës, që sipas tij, u bë në Tiranë, por “tymi i plasi në Sazan”.
“Po e mbyll me një shprehje: Marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, u shpreh deputeti.
Sula i referohet lajmeve të fundit për ndërtimet që dhëndri i Donald Trump do të bëjë në ishullin e Sazanit, ndërkohë që nga opozita nuk ka ende asnjë reagim.