Shqiptarët i shpenzojnë të ardhurat për t’u ushqyer, ja ç’tregon raporti i Eurostat

Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, në raport me atë që prodhon ekonomia në vit, thotë Eurostat.

Ata harxhojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer dhe ky është një tregues i varfërisë që mbizotëron. Çmimet e produkteve që konsumohen në përgjithësi janë sa në shtetet më të pasura e për këtë arsye familjeve shqiptare nuk u ngelet të bëjnë gjë tjetër përveçse të mbijetojnë.

Në përpjestim me të ardhurat për frymë, ne shpenzojmë shumë më shumë se sa familjet në Europë. Konkretish duke krahasuar prodhimin e brendshëm bruto dhe çmimet në treg, shpenzimet për shportën në vendin tonë arrijnë në 31% nga 6.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Kjo përqindje është dëshmi e nivelit të lartë të varfërisë, që tejkalon edhe vendet e rajonit, shkruan Monitor.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për frymë për ushqime në 2022 ishin 2 mijë euro, nga 1,700 euro në 2021, me një diferencë të ngushtë me mesataren e Bashkimit Europian prej 2,300 eurosh.

,