E rëndë në Elbasan, po sistemonte materiale ndërtimi në banesën e kunatit, 64-vjeçarin e zë poshtë kolona dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi e zuri poshtë kolona e një banese të amortizuar.

Sic njofton policia, shtetasi F.F gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar të kunatit është shembur një kolonë, duke e zënë poshtë. Si pasojë e plagëve të marra, 64-vjeçari ndërroi jetë.

Ndërkohë grupi hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.