Atentati ndaj 54-vjeçarit pranë shkollës në Lezhë, qytetari: Kriste automatiku si në ‘97, fëmijët u tmerruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës ku në një attentat mbeti i plagosur 54-vjeçari Agron Puka, i cili u qëllua me armë sapo kishte lënë fëmijët e tij në shkollë.

54-vjeçari po lëvizte me mjetin e tij tip “Audi” ku ndaj tij u qëllua me breshëri armësh, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja terrorizoi të gjithë banorët që ndodheshin aty ndërsa një dëshmitar tha për mediat se breshëria e të shtënave u kujtoi vitin 1997. Për shkak të frikës, ai ka marrë fëmijët nga shkolla ditën e sotme.

Sa i takon të plagosurit, ai thotë se është një njëri familjar dhe i rregullt.

“Normal që janë frikësuar fëmijët. Kriste automatiku si me qenë ’97 këtu. Çfarë është ai muhabet. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar shumë i rregullt. Fëmijët ndjehen të tmerruar”, u shpreh një banor.