Partia Socialiste ka vendosur të ndëshkojë 3 deputetët e opozitës pas tensioneve që u krijuan në seancën e djeshme, që ishte e dedikuar rreth shqetësimeve të zgjedhësve.
Por seanca zgjati vetëm 7 minuta pasi opozita bllokoi Foltoren dhe ndezi zhurmuese në sallë ndërsa nuk munguan edhe përplasjet fizike, mes deputetit Flamur Noka dhe gardistëve.
Socialistët kanë depozituar sot një kërkesë që të ndërmerren masa disiplinore për tre deputetë demokratë, konkretisht Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Saimir Korreshin.
Këshilli i Etikës do të mblidhet nesër në orën 13:00 për të vendosur mbi këtë kërkesë të socialistëve.
Rikujtojmë se me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, deputetët rrezikojnë të përjashtohen deri në 60 ditë.