Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, renditet sërish njeriu më i pasur në botë, duke rrëzuar nga froni Elon Musk, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg për herë të parë që nga vjeshta e vitit 2021.
Sipas Bloomberg, vlerat neto e pasurisë së Bezos është 200 miliardë dollarë, ndërsa ai i Musk është 198 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg është pronari i LVMH, Bernard Arnault, pasuria neto e të cilit arrin në 197 miliardë dollarë.
Bezos, Musk dhe Arnault kanë garuar për vendin e parë në vitet e fundit në renditje, që mat pasurinë personale bazuar në ndryshimet në tregje dhe ekonomi.
Musk, i cili gjithashtu drejton X dhe SpaceX, u ngjit në krye të listës së të pasurve në maj, pasi rrëzoi Bernard Arnault, kryetar dhe CEO i kompanisë së mallrave luksoze LVMH, i cili tani renditet i treti me 197 miliardë dollarë.