EMRI/ Kontrabandonte veshje nga Turqia dhe i shiste me logo të markave të njohura bashkë me babain e tij, pranga të riut në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Brands”.

Denis Alimeri, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre ndërsa u procedua edhe babai i 29-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Brands”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Brands”, dhe kanë ndaluar shtetasin në kërkim D. A., 29 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”, mallra (veshje) të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.