Vrasja e 39 vjeçarit shqiptar Bledar Dedja ka nxjerrë në pah një rrjet të gjerë prostitucioni me minorenë në Itali.
Shqiptari, baba i dy fëmijëve, u vra më 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa. Ai u gjet i masakruar me thikë dhe me pantallonat e ulura çka hodhi dyshimet që në fillim se ngjarja kishte ndodhur për motive pasioni.
Ai i kishte thënë gruas se do të takonte një shok, por në fakt takoi 17 vjeçarin që e vrau, me të cilin prej më shumë se një viti dyshohet se kishte raport seksual.
Adoleshenti ka nxjerrë në pah një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.
“Historia është shumë më komplekse nga sa duket”, tha avokatja e të riut.
Ende nuk dihen motivet e krimit dhe pse i mituri u paraqit me një thikë kuzhine në brez me të cilën ekzekutoi me brutalitet shqiptarin.
Dyshohet se i mituri mund t’i ketë kërkuar viktimës të ndërpresin marrëdhënien por ai nuk ka pranuar çka ka nxitur zemërimin e të riut që e masakroi me thikë.
Ai ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit, çka bëri të mundur dhe identifikimin e tij.