Në Azerbajxhan, ku ndodhet për një vizitë zyrtare kryeministri Rama, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Ndërkohë, gjatë konferencës për shtyp, Rama premtoi se në bashkëpunim me TAP-in do të ndërtojnë një qendër të gazit të lëngshëm në Vlorë.
“Ne ishim një Kore e Veriut në Europë dhe sistemet e gazit ishin jo ekzistuese dhe të shkëputura nga pjesa e botës, E vlerës këtë kapitull të ri në procesin e zhvillimit. Duke u mbështetur në bashkëpunimin e suksesshëm me TAP-in synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në Jug të Shqipërisë. Duke u bashkuar me atë që theksoi presidenti Alijev, i cili përmendi nismën e Azerbajxzhanit për të marrë stafetën e COOP dhe për ta organizuar atë këtu. Është treguese kur një vend kaq i pasur në karburant dhe fosile bën një hap para, le të shohim të gjithë mënyrën se si tranzicioni i energjisë së gjelbër mund të jetë real, i qëndrueshëm dhe me përfitime për të gjithë pjesën tjetër të botës. Këtu duhet t’i vijë përgëzimi më i madh i Azerbajxhanit dhe mikpritësit tonë jashtëzakonisht të çmuan”, tha Rama.