Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Deputeti socialist Damian Gjiknuri është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet përse ish-ministri i Energjitikës është thirrur nga prokurorët e posaçëm.

Emri i Damian Gjiknurit doli edhe në dosjen e inceneratorëve, ku socialisti së bashku me Arben Ahmetajn i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kishin udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, dy pronarët  kompanive që krijuan aferën e inceneratorëve.