Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor/ Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë, zbulohet arsyeja

Sot në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve do të jenë investimet për Rajonin.

Kosova përfaqësohet nga kryeministri por mësohet se Albin Kurti do të mungojë. Kështu, asnjë prej liderëve shtetërore nuk do të jetë i pranishëm për të përfaqësuar Kosovën në samitin ku në fokus do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që BE do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.

Emri i Albin Kurtit mungon në listën e pjesëmarrësve që ka publikuar Kryeministria.

Shkak për këtë janë bërë angazhimet e Kurtit, i cili do të dërgojë një video mesazh.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes përmes një video-adresimi”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Kosova Press.