Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës. Kërkesa u bë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që kërkoi pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë ku hodhën votën të burgosurit e burgut në këtë bashki.
Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë qendër votimi, është vendosur përsëritja e procesit. Fituesi i zgjedhjeve në këtë bashki ishte socialisti Edison Memolla, i cili mori 21 vota më shumë se kundërshtari i tij.
Përsëritja e zgjedhjeve pritet të bëhet Brenda një periudhe prej katër javësh.