11 zyrtarë të Hipotekës në Lezhë janë pezulluar nga puna dhe janë vënë nën hetim pas një vendimi të Gjykatës së Lezhës, pasi nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Ata akuzohen se nuk kanë zbatuar vendimin e gjykatës në lidhje me asgjesimin e praktikave për më shumë se 234 mijë metër katrorë tokë shtetërore, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.
Për këtë çështje është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.
Punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.
Emrat e zyrtarëve të pezulluar
Marinela Tuci
Orstela Bardhaj
Sebastjano Gjetja
Besjon Ivanaj
Ornela Marku
Eglantin Lleshaj
Dorina Sulaj
Xhentil Gjegji
Vitore Lleshi
Diljana Prenga