“Shfryhet” megaoperacioni “Tempulli 2” në Lezhë, lirohen 6 të arrestuarit

6 personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” janë liruar nga qelia. Gjykata e Lezhës vendosi “detyrim paraqitje” për njërin prej tyre dhe 5 u lanë në “arrest shtëpie”.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët, ndryshoi masat e sigurimit.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2” që u shtri në të gjithë vendin u arrestuan 273 persona dhe sekuestruan 560 kg kanabis, 7,5 kg kokaine, heroine,10 armë zjarri,16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 makina, 11 peshore elektronike dhe një sasi e madhe parash.