Një sulm i ushtrisë së Izraelit në qytetin e Gazës ka vrarë 20 palestinezë dhe ka plagosur të paktën 150 të tjerë.
Mediat lokale raportojnë se sulmi ka ndodhur në sheshin e Kuvajtit, në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës ku forcat izraelite shënjestruan njerëzit që prisnin të merrnin ndihma humanitare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, Ashraf al-Qudra, e ka quajtur ngjarjen si një masakër të “gojëve të uritur”.
Ai tha se situata në spitalin Al-Shifa është e vështirë pasi ka mungesë të furnizimeve mjekësore dhe numri i të plagosurve mund të rritet.
Ndërkohë, rreth 25 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.