Ditën e sotme Jamarbër Malltezi ka folur për mediat pasi është marrë për rreth 4 orë në pyetje nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Malltezi i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie”, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ai ka thënë për gazetarët se Rama i ka bërë presion të vazhdueshëm SPAK. Sipas Malltezit i gjithë procesi ndaj tij është politik.
Gjithashtu Malltezi u shpreh se donte të dorëzonte në SPAK disa dokumente me denoncimet e bëra nga PD për tjetërsimin e pronave në Tiranë, por tha se prokurorët nuk i morën.
“Mbi bazën e disa gënjeshtrave, presion që i ka bërë Edi Rama SPAK-ut. Janë presione politike. SPAK ka refuzuar të pranojë cd me këto kallëzime, ekspertizën kontabël. Edi Rama fshihet. I dhashë edhe këto tjerat. Denoncimi i PD-së për tjetërsimin e pronave, kulla 40 e ca katëshe. Këto dokumente nuk i kanë bërë pjesë të dosjes. Zonën e ka bërë urbane me parametra. Nuk kam qenë asnjëherë zyrtar, nuk ke asnjë gjë, momenti kur ti kërkon larje parash por nuk pranon ekspertizën kontabël. Pati qëndrime të padenja, që ka arrestuar një njeri pa e pyetur fare. Ia thash në sy. Është politike, filloi nga Balla. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kanë mbi tre vite hetime. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama”- u shpreh mes të tjerave ai.