Një tragjedi është shmangur paraditen e sotme në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, pasi një tel i energjisë elektrike është këputur nga një shtyllë tensioni.
Si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.