Tragjedi në Mesdhe! Mbytet varka me emigrantë, raportohet për 40 të vdekur

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Mesdheut në orët e fundit, teksa raportohet se 40 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbyt në mes të detit.

Mediat e huaja njoftojnë se, varka mund të jetë mbytur si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Varka e madhe prej druri në të cilën ndodheshin emigrantët, ishte nisur javën e kaluar nga Libia për në Lampedusa.

Pavarësisht alarmit të dhënë nga ekipi i Alarm Phone dhe ngritjes së dy avionëve të Frontex dhe njërit italian, nuk mund të gjendeshin personat e zhdukur.

Bilanci vijon e rritet, pasi në vitin 2023, të paktën 2,271 emigrantë vdiqën në Mesdheun qendror.